Andon Mëhillajt nuk iu dha ndihma mjekësore? Flet ministrja Gjonaj
E ftuar në “Mbrëmje në Abc”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur ndër të tjera për vdekjen e Andon Mëhillajt në burgun e Peqinit, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Ministrja u shpreh se situata është e rëndë dhe se do të verifikohet. “Është një situatë që nuk më vjen mirë që ka ndodhur se kemi të bëjmë me humbjen e një jete të njeriut. Është një rast që po verifikohet dhe presim rezultatet. Përgjigjen finale ta japë Prokuroria”, tha ajo.
E pyetur për pretendimet e familjarëve dhe të avokatit se Mëhillajt nuk iu dha ndihma mjekësore, pasi në burg nuk ishte mjekë për shkak të shkarkimit të pak javëve më parë, ajo tha se në burg kishte mjek që shërbente me kohë të pjesshme.
“Në të gjitha rastet kur ka shkarkime, apo dorëheqje ato zëvendësohen nëpëmjet komandimeve të ndryshme. Edhe në rastin e Peqinit është një jek part time. Nuk rezulton të ketë mungesë. Prandaj ky nuk është një argument që mund të qenrdojë. Por unë nuk do doja të flisja përpara”, tha ministrja.
Sipas burimeve të “Abc News”, mjekët dyshojnë se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, ndërsa Mëhillaj ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Burgut në Tiranë.
Mëhillaj është dënuar në vitin 2014 si anëtar i bandës së Sinanajt si sekser i tij për kryerjen e vrasjeve me pagesë. Ai gjithashtu kryesonte bandën e tritolit në Vlorë. Pas arrestimit të Juljan Sinanaj në 2014, ky i fundit bashkëpunoi me policinë dhe zbuloi skemat e krimeve dhe emrat e bashkëpunëtorëve. Mes tyre dhe atë të Andon Mëhillajt.
/abcnews.al