Andrea Dimushi, ish kryetar i SHIK-ut Kavajë, rrëfen planin për djegien e “Koha Jonë” në 1994.

 

Pas 21 vitesh vendos te flas per "KOHA JONE" , njeriu qe u thirr nga kryetari i Sherbimit Sekret Shqiptar (SHIK), Bashkim Gazidede per te djegur e shkaterruar te paren gazete ne Shqiperi, e cila vrau friken e atyre viteve  duke u bere tribune e fjales se lire dhe u be shkolla e pare praktike e gazetareve te pavarur shqiptare. Andrea Dimushi tregon se si u thirr dhe u be plani nga strukturat sekrete te Shtetit per te djegur redaksine ne vitin 1994, gje e cila u realizua naten e 2 marsit 1997 sapo u vendos ligji i Gjendjes se Jashtezakonshme.

Nderkohe qe "Koha Jone" ka vite qe kerkon hetimin dhe ndeshkimin e pergjegjesve si dhe demshperblimin per masakren e djegies e ku per 41 dite, gazeta nuk doli me ne treg, drejtesia shqiptare e shtyn duke e zvarritur. Tani çeshtja ka kaluar ne Gjykaten e Larte dhe gjyqtari Andi Çeliku ka ne dore per te vendosur ose jo drejtesine, pas 18 viteve. Ne dosjen hetimore e cila ndodhet ne Prokurori, por edhe ne gjykate eshte  faktuar se gazetari Zamir Dule, qe tashme eshte i dermuar nga masakrat e rrahjes se asaj nate djegie ku shikasit e moren dhe derguan ne komisaritatin numer tre, duke e torturuar vetem se punonte per "KOHA JONE". Ka plot dokumenta qe implikojne dhe shkojne drejt zyrave te policise sekrete te asaj ne kete djegie te qellimshme te redaksise. 

Gazeta ka hedhur Shtetin, pasi SHIK dhe strukturat e shtetit e kane djegur redaksine, e natyrisht jane te paditur Keshilli i Ministrave dhe disa ministri pergjegjse. Çudia ka ndodhur se ne kohen qe PS-ja ishte ne opozite bertiste se " e dogji shteti i Saliut!". Kurse tani qe Keshilli i Ministrave eshte i PS-se, Avokati i Shtetit dhe disa ministri per te mos paguar demshperblimin qe eshte i faktuar thone se " nuk e ka djegur Shteti!". A ka me turp dhe njerez me dy fytyra ?! Mire qe Berisha nuk donte te kontribuonte ne zbulimin e autoreve dhe dhenien e drejtesise se kishte gisht vete ne kete djegie e masakrim te gazetareve dhe gazetes, por PS dhe tani Edi Rama?

Kesaj i thone te vjen te vjellesh se çfare hipokritesh jane edhe keta, si ata , te tjeret !

                                                                                                            Redaksia e gazetes "KOHA JONE"

 

 

Z. Dimushi, kini deklaruar ne media se ju ka thirrur zoti Bashkim Gazidede, kryetar i SHIK-ut që të digjnit redaksinë e gazetës "KOHA JONE". A mund të jeni me konkretë se kjo është një akuzë edhe mbi organin e SHIK-ut? Në cilin vit ka ndodhur dhe pse?

Jam thirrur në pranverën e vitit 1994. Në fillim ishte një bisedë miqësore si gjithmonë, ndonëse brenda vetes por mendoja se diçka donte të më thoshte në vazhdim. Ishim ulur në një kënd me kolltukë jeshilë që i kishte në fund të zyrës dhe po bisedonim duke pirë cigare, të afruara si gjithmonë nga Bashkimi.

Dikur ndaloi dhe u futëm në një bisedë politike, ku dominoi biseda për gazetën “Koha Jonë” që në atë kohë shihej me shumë armiqësi edhe nga unë që shkruaj sot. “Koha Jonë” ishte bërë tmerr për gjithë pushtetin dhe njerëzit që punonin, jo vetëm në SHIK, por në gjithë administratën e që në përgjithësi ishin militantë e urrenin atë dhe Nikoll Lesin.

Duhet djegur,- tha në një moment,- që ti mbyllet goja njëherë e mirë. Po e dëgjoja shpërthimin e tij dhe nuk është se u ndjeva keq. Mendoja edhe vet se ajo gazete ishte bërë vërtetë për tu djegur, se çdo ditë kish tituj bombastikë kundër qeverisë së demokratëve.

-Kam menduar ta bësh ti me djemtë e Kavajës, me tha. Do bëhet, por pa lënë asnjë gjurmë, me djegie, se djegia nuk lë gjurmë, se mund ta bënim edhe ndryshe. Isha i gatshëm dhe të them të drejtën nuk është se u ndjeva keq. Më tha: planifikoje, shikoje dhe merr masa. Kur të jesh gati më thuaj. Ju përgjigja të mos kishte merak se do e bënim. Derisa të jesh gati mos e bisedo me njeri,- më tha-, do e vendosim bashkë, por shiko kë ke më të besuar nga djemtë e SHIK-ut që kishin marrë titullin "Pishtarë të Demokracisë", e që ishin djem me zemër, e në atë kohe hidheshin në zjarr për Saliun, tani jo më.

Po atë mbrëmje u ktheva në Kavajë dhe pas disa ditësh kisha planifikuar si do realizohej. U tërhoqën nga ushtria ndezës me fërkim, e shishe me lëndë djegëse, si dhe përgatitëm kapuçë për maskim.

Nuk kujtoj dot si datë, por di që luhej ndeshja Kavaja me Durrësin, kur në mbarim të saj më mori (Gazidede) për të më pyetur si shkoi situata, pasi priteshin parulla kundër pushtetit në stadium. Si të thuash, një protestë për të cilën ishim në dijeni, por nuk ndodhi asgjë për të cilën kishim shumë informacione se do të ndodhte. Pasi i thashë se çdo gjë kaloi mirë e pa probleme, më pyeti si shkoja me përgatitjet për "atë që kishim biseduar". I thashë jam gati, por duhet bërë rikonjicioni më parë, pasi nuk dija asgjë për selinë e gazetës.

Më tha: “Nuk do bisedosh me asnjë njeri për çfarë kemi folur. Mendo njerëzit që do marrin pjesë e do flasim në momentin e duhur”. Nga ajo ditë nuk pyeti e as ma zuri më në gojë, e unë nuk e pyeta më duke menduar se nuk kishte ardhur momenti për ta realizuar.

 

Meqenëse fatmirësisht redaksia e "KOHA JONE" shpëtoi në këtë rast pa u djegur e shkatërruar nga SHIK a mendoni se më 3 mars 1997, fatkeqësisht, redaksisë së gazetës iu vendos flaka dhe u qëllua me armë nga SHIK?

Si u veprua me djegien e gazetës unë nuk jam në dijeni si u realizua.

Nga SHIK gjatë viteve 1993-1997, a shikohej gazeta KOHA JONE si armike e duhej eliminuar?

Gazeta “Koha Jonë” atë kohe ishte gazeta e cila mesa mbaj mend kishte një tirazh shumë më të lartë se çdo gazetë, falë misionit që kishte për goditur çdo gjë të praptë që po bënte pushteti autokratik, por veçanërisht ajo në SHIK urrehej shumë e nga të gjithë. Ishte gazeta që jo vetëm Gazidede, por kushdo afër pushtetit e donte "ti mbyllej goja"!!.

 

Në vitet qe keni punuar Ju, a mundet që një veprim i SHIK të bëhej pa u miratuar nga kryetari Gazidede?

A mund të bëhej një veprim ndaj gazetës pa djeninë e Gazidedzes ndaj Gazetës? Po sjell një mënyrë të të përcjellurit të informacionit të shkruar që vinte në SHIK për çdo problem se si shpërndahej.

Gazidede rrinte në punë deri në agim të ditës pasardhëse; pavarësisht se informacionet drejtoheshin në drejtori ëe ndryshme çdo postë hapej nga Gazidede, e me pas ai lëshonte firmën për atje ku ishte adresuar. Edhe zarfi me informacionet më të zakonshme me përmbajtje rutine hapej po nga Gazidede, e vetëm më pas shkonte atje ku ai thoshte. Mendoni dot që një veprim mund të behej pa dijeninë e tij??

SHKARKO APP