Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Osmani i kërkon mbështetje ministrit turk
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu. Sipas Zyrës së Presidencës, të dy palët kanë zhvilluar “një bisedë përmbajtësore dhe konfirmuam raportet e shkëlqyera ndërshtetërore”.
Ata kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral, në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, tregtisë dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Osmani ka përsëritur qëndrimin se anëtarësimi i Kosovës dhe rajonit në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri, derisa ka kërkuar mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“E vlerësoj maksimalisht mbështetjen e qartë të presidentit Erdoğan ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Mbështetje të tillë nga Turqia na duhet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani.