Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të RTSH, s’kualifikohen 4 kandidatë

Të skualifikuarit në mbledhjen e sotme të komisionit nga lista prej 57 kandidatësh për Këshillin Drejtues të RTSH-së janë Ilir Nikolla, Anilda Sefgjini, Shefqet Bruka si dhe Entela Kasi.

Pavarësisht thirrjes së bërë nga nënkryetari i Komisionit Alfred Peza në drejtim të opozitës që të bëhet pjesë e procedurave për zgjedhjen e bordit drejtues të RTSH-së, deputetët demokratë kanë vijuar bojkotin parlamentar.

Peza i bëri apel opozitës se ka vetëm 24 orë kohë për tu bërë pjesë e këtij procesi dhe për të përzgjedhur 5 kandidatët e saj për në bordin e RTSH-së, ose në të kundërt, mazhoranca do të çojë në Kuvend 5 emrat e saj, duke lënë kështu vakante emrat e demokratëve.

Komisioni i Medias ka nisur përzgjedhjen një e nga një të kandidatëve për në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Kjo pasi  që prej vitit 2011, 6 anëtarëve dhe kryetarit i ka mbaruar mandati, ndërsa 4 të tjereve u ka përfunduar në vitin 2012 duke shkaktuar në këtë këshill vakanca dhe mosfunksionim të institucionit.

SHKARKO APP