Anëtari i Parlamentit britanik, Jones, takohet me Maryam Rajavi-n dhe Muxhahedinët në Shqipëri

David Jones, anëtar i lartë i Dhomës së Komunave dhe ish Sekretar për Uellsin e Ministër për Brexit-Europe, u takua me Maryam Rajavi, Presidente e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), në kompleksin e Rezistencës Iraniane në Manzë të Shqipërisë, më 6 dhe 7 prill 2019.

Në këtë takim, udhëheqësja e Rezistencës Iraniane shprehu solidaritetin e saj me viktimat e përmbytjeve të fundit në Iran.

“Javët e fundit, shumë qytete iraniane janë prekur nga përmbytje të rënda. Popullsia po përballet me kushte të paqëndrueshme dhe me mungesën e mjeteve më themelore të jetesës, por regjimi klerikal nuk ka marrë ndonjë masë serioze për të ndihmuar njerëzit,” tha znj. Rajavi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidentja e NCRI-së mirëpriti gjithashtu vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i përfshirë Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në listën e organizatave terroriste. Rezistenca Iraniane kishte kohë që bënte thirrje për këtë etiketim, tha ajo, pasi IRGC është organi kryesor i represionit brenda vendit, si dhe arkitekti kryesor i eksportimit të ekstremizmit islamik dhe terrorizmit të sponsorizuar nga shteti jashtë Iranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Z. David Jones, Anëtar i Parlamentit britanik, shprehu solidaritetin e tij me viktimat e përmbytjeve në Iran. Ai mbështeti gjithashtu përpjekjet e znj. Rajavi dhe rezistencën e popullit iranian për të sjellë liri dhe demokraci në Iran.

“Është një përfitim i madh për mua që pata mundësinë të takohem me ju dhe me anëtarët e Rezistencës Iraniane në Shqipëri, dhe të vizitoj qytetin e mrekullueshëm Ashraf që keni ndërtuar këtu,” tha ai.

“Jam prekur shumë nga përpjekjet e anëtarëve të Muxhahedinëve të Popullit në Ashraf. Ata ia kanë kushtuar gjithë jetën e tyre luftës për liri në Iran,” tha deputeti britanik.

Për sa i përket ndërmarrjes së një politike decizive përballë kërcënimeve serioze terroriste që vijnë nga ky regjim kundër vendeve të tjera, z. Jones shprehu keqardhjen e tij të madhe për faktin që Europa nuk e ka ndjekur politikën e rreptë të administratës Trump kundër regjimit iranian. “Ky regjim përbën kërcënim jo vetëm për Lindjen e Mesme, por për të gjithë botën,” tha ai.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore, z. Jones mori pjesë në një ceremoni të madhe të Muxhahedinëve të Popullit në Ashrafin e tyre në Manzë, në praninë e Maryam Rajavi-t, në kujtim të viktimave të përmbytjeve të fundit në Iran.

Ai i bëri thirrje qeverisë britanike që të reagojë kundër shtypjes që regjimi iranian u bën protestave të popullsisë së prekur nga përmbytjet ndaj mungesës së ndihmave. Londra dhe Bashkimi Europian duhet të ushtrojnë presion mbi autoritetet iraniane që ata ta ndalin shtypjen e popullit në Iran, duke përfshirë represionin ndaj popullsisë në zonat e prekura.

“Regjimi iranian është më i dobët se kurrë brenda Iranit, dhe gjithnjë e më i izoluar në skenën ndërkombëtare,” tha David Jones, para se t’u referohej komploteve terroriste të Teheranit kundër Muxhahedinëve të Popullit në përpjekje për t’iu kundërvënë presioneve mbi regjimin iranian brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare.

“Meqë dështoi në këto komplote, regjimi iranian ka udhëhequr një fushatë të kushtueshme për ta njollosur imazhin e Rezistencës,” tha z. Jones, Anëtar i Parlamentit britanik, duke vënë në dukje se transferimi i suksesshëm i anëtarëve të Rezistencës nga Iraku në Shqipëri “ka prishur shumë prej planeve të mullahëve’.

Gjatë vizitës së tij në Ashraf-3 në Manzë, David Jones u takua dhe foli gjithashtu me shumë anëtarë të Rezistencës Iraniane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?