Anëtarja e AMA-ës: Mbyllja e RTV Ora, përpjekje e qëllimshme politike

Anëtarja e AMA-ës, Suela Musta reagon ndaj vendimit të Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë për mbylljen e sinjalit të RTV Ora. Ajo e quan përpjekje të qëllimshme politike.

“Çdo perpjekje shteterore per te mbyllur mediat e pavarura ne emer te emergjences se pandemise prodhon nje emergjence akoma edhe me te madhe, karantinimin e informacionit dhe fjales se lire. Sepse betejen me Covid, shqiptaret po e fitojne fale perkushtimit dhe profesionalizmit te mjekeve dhe mediave”.

Nga ana tjetër, Musta thotë se nuk duhet të anashkalohet roli dhe vendimmjarrja e AMA. “Nuk mund dhe nuk duhet kurrsesi te anashkalohet roli dhe vendimmarrja e AMA-s, si dhe ligji i transmetimeve audiovizive që sanksionon qartë se kujt i perket dhe si duhet të funksionojë mbyllja e sinjalit të transmetimeve audiovizive pavarësisht çdo akti tjetër normativ. Çdo sfond “shpjegimesh teknike” për të mbyllur sinjalet mediatike janë perpjekje te qellimshme politike per te nenshtruar lirine dhe integritetin e mediave”.

SHKARKO APP