Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Angjelin Preljocaj, Odiseja e baletmaestrit që iku nga Vërmoshi në barkun e nënës, për të qenë sot pjesë e Académie des Beaux-Arts

Aktualitet E enjte, 22 Maj 2025 15:38
Angjelin Preljocaj, Odiseja e baletmaestrit që iku nga Vërmoshi në barkun e nënës, për të qenë sot pjesë e Académie des Beaux-Arts
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj 

Ka emra që përjetësohen jo vetëm në kujtesën e skenës, por edhe në historinë e shpirtit njerëzor që lëviz me artin. Angjelin Preljocaj, koreografi i njohur francez me origjinë shqiptare, është përfshirë zyrtarisht si anëtari më i ri i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura (Académie des Beaux-Arts), në seksionin e koreografisë. Ky nderim i rrallë i jepet një artisti që ka ndërtuar një univers të vetin në botën e kërcimit bashkëkohor, një mjeshtër i gjuhës së trupit, që nga Franca ka lëvruar një dialog global të artit, por që në rrënjë mban ende hijen e maleve të Vërmoshit, nga iku me prindërit shqiptarë në vitet e trazuara të shekullit XX.

I lindur në vitin 1957 në Sucy-en-Brie, Francë, në një familje shqiptare me origjinë nga Veriu i Shqipërisë, Preljocaj u rrit në zemër të kulturës franceze, por me një trashëgimi të pashkëputshme identitare. Fillimisht i formuar në baletin klasik, ai u orientua më vonë drejt baletit bashkëkohor, ku e gjeti gjuhën e vet krijuese – një koreografi që tejkalon narracionin klasik për të shndërruar trupin në një vegël të introspeksionit dhe tensionit modern.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vitin 1984 themeloi kompaninë e vet, sot Ballet Preljocaj, një nga trupat më të njohura evropiane në skenën e kërcimit bashkëkohor. Preljocaj ka vënë në skenë dhjetëra vepra që përçajnë dhe shpërfaqin me guxim dimensione sociale, ekzistenciale dhe shpirtërore – ndër më të njohurat janë:

“Roméo et Juliette” (1990),

“Le Parc” (1994),

“Paysage après la bataille” (1997),

“N” (2004),

“Empty moves”, dhe

“La Fresque” (2016).

Ai ka performuar në skena të mëdha botërore, nga Bolshoi i Moskës deri në Lincoln Center në Nju Jork, nga Festival d’Avignon në Francë, deri në Japoni, Australi e Lindjen e Mesme. Veprat e tij janë përkthyer në një estetikë të pazëvendësueshme, ku muzika klasike ndërthuret me tinguj elektronikë dhe ku çdo lëvizje sfidon konceptet tradicionale të trupit, hapësirës dhe identitetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vitin 1992, u nderua me Çmimin e Madh Kombëtar të Kërcimit nga Ministria e Kulturës Franceze, ndërsa më vonë mori edhe Urdhrin e Legjionit të Nderit, një ndër dekoratat më të larta në Francë. Ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës si Air, Karlheinz Stockhausen, Laurent Garnier, si dhe me institucione prestigjioze si Opera e Parisit dhe Bienalja e Venecias.

Mund t'ju interesojë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 4 orësh
Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Para 4 orësh
Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Para 6 orësh

Angjelin Preljocaj nuk e ka mohuar kurrë prejardhjen shqiptare, përkundrazi, ajo është pjesë e ADN-së së tij krijuese. Ka ardhur disa herë në Shqipëri, ku ka bashkëpunuar me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, duke sjellë vepra si “La Stravaganza” dhe “Dasma”, të frymëzuara nga folklori dhe simbolika shqiptare.

Përfshirja e tij në Akademinë Franceze të Arteve të Bukura, në një prej katër vendeve të seksionit të koreografisë, është një njohje që shkon përtej suksesit individual. Ajo përfaqëson një kurorëzim të një vizioni artistik që i përket botës, por që në thelb ruan frymën e atij udhëtimi që filloi dikur në heshtje, nga një fshat në skaj të Shqipërisë, drejt dritës së skenave më të ndritshme të globit. Preljocaj është tashmë jo vetëm një emër i artit francez, por një monument i gjallë i artit koreografik botëror, një artist që na kujton se lëvizja, si dhe jeta, është më kuptimplotë kur ruan kujtesën e rrënjëve dhe guximin për të fluturuar larg tyre.

Etiketat e lidhura

Académie des Beaux-Artsalbert vatajAngjelin Preljocaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 4 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 4 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 4 orësh

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 4 orësh

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 15 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 20 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 7 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 4 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.