Anglezët besojnë në ekzistencën e UFO-ve

 

Ne Britani besojne ne ekzistencen e UFO-ve.Një hulumtim i fundit nga SurveyMonkey ka gjetur që më shumë se gjysma e britanezëve besojnë se alienët ekzistojnë, ndërkaq rreth 2 milion prej tyre besojnë të kenë parë një të tillë

Sipas këtij hulumtimi, raporton Dailystar, rreth 53% e anglezëve besojnë në ekzistencën e krijesave tjera inteligjente në planetët tjera, ndërkaq rreth 29% prej tyre janë deklaruar të pasigurt, lajmi.net.

 

Vetëm 18% e publikut mendon se njerëzit janë e vetmja specie inteligjente në univers, ndërsa shumë njerëz besojnë se alienët kanë vizituar tokën disa herë, por qeveria po përpiqet të fsheh atë.

 

Në mes të viteve 60-ta dhe 70-ta shumë qytetarë kanë raportuar se ata kanë parë UFO në qiell sipër qytetit. (lajmi.net)

SHKARKO APP