Anglezët refuzojnë kastravecin lushnjar, 600 mln lekë dëm për 15 familje

 Rreth 60 milionë lekë të reja dëm u është shkaktuar 15 familjeve fermere në fshatin Spolatë të Lushnjës.

 Kompania angleze e kontraktuar për të blerë prodhimin e tyre kastravecë, nuk e ka zbatuar marrëveshjen.

 Këta fermerë u kontraktuan nga kompania angleze “Geroge Holland Sh.p.k”., e cila u ka dhënë farën e trangujve për ta mbjellë në tokat e tyre e më pas ajo të blinte prodhimin me 50 lekë një kg.

 Por pasi kultivimit të kastravecit, fara ka rezultuar në varietetin “mashkull” të kësaj perimeje, i pakonsumueshëm. Për këta arsye kompania nuk ka zbatuar kontratën, për blerjen e mallit.

 Sipas fermerëve kompania ka mashtruar shumë fermerë të Lushnjës duke mos mbajtur përgjegjësi për shpenzimet e tyre e mos zbatuar kushtet e kontratës. Ata shprehen se kanë ndjekur të gjitha rrugët ligjore duke bërë edhe një denoncim për firmën angleze.

Fshati Spolata është një ndër fshatrat në rrethin e Lushnjës që ka më shumë sipërfaqe të mbjella më kultura të ndryshme si në sera edhe në ara.

 Sipas drejtorisë së bujqësisë në këtë fshat numërohen rreth 60 hektarë sipërfaqe me sera dhe ekonomia e zonës është e lidhur ngushtë me sektorin e bujqësisë.

SHKARKO APP