Anglia dërgon refugjatë në Shqipëri? Gati plani me mbështetjen e OKB-së

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Vendet që janë kontaktuar deri tani përfshijnë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut.

Modeli që po shqyrtohet është ai italian, ku Italia ka ngritur dy qendra të tilla në portin e Shëngjinit, në Shqipëri, për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve të kapur në Mesdhe. Tani, Britania mund të ndjekë një model të ngjashëm.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez ka arritur nivele rekord. Vetëm të premten, 51 emigrantë u kapën dhe u zbarkuan në portin e Doverit, një incident që përfshiu edhe një emergjencë mjekësore ku një emigrant humbi jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita ka kritikuar qeverinë aktuale, me Chris Philp, Sekretari i Brendshëm në hije, që akuzon kryeministrin Keir Starmer se “ka humbur kontrollin e kufijve”, duke thënë se Britania kishte mundësi të ishte lidere globale me planin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, por që u anulua nga qeveria laburiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?