Anija shqiptare shpëton 52 emigrantë sirianë

Në kuadrin e operacioneve të NATO-s, anija shqiptare “Oriku” ka shpëtuar nga mbytja 52 emigrantë sirianë dhe irakianë, nda të cilët 19 ishin fëmijë.

Operacioni, sipas ushtarakëve shqiptarë, nisi në orën 23:15 me orën lokale në koordinatat 38 14,6N dhe 26 12,5E, kur nga radarët e anijes “Oriku” u zbulua një gomone me emigrantë, në distancë 1,2 milje nga brigjet turke duke lundruar me kurs drejt ishullit Kios.

“Menjëherë nga anija jonë “Oriku P-132” janë marrë masat për njoftimin e komandës së grupit të gatshëm të NATO-s SNMG2, rojes bregdetare turke dhe njësive të Policisë Kufitare të BE Frontex.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gomonia është mbajtur nën vëzhgim deri në mbërritjen në rajon të anijes së “Frontex”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anija “Oriku” së bashku me anijen e “Frontex MAI 1104” në orën 23:45 filluan operacionin për ndalimin e emigrantëve dhe marrjen e tyre në bordin e anijes së “Frontex” në koordinantat 38 14,5N dhe 26 07,6E.

Ky operacion përfundoi me sukses në orën 00:42, duke imbarkuar të sigurt në bordin e anijes së “Frontex” për regjistrim dhe verifikim nga autoritetet 52 emigrantë, nga të cilët 19 fëmijë, 8 gra, 25 burra, përkatësisht të kombësive: 24 sirianë, 20 irakienë, 7 afganë dhe 1 palestinez.

Gjatë operacionit janë marrë të gjitha masat për sigurimin e jetëve njerëzore. Si rezultat nuk kemi patur persona në ujë, të zhdukur, dëmtuar apo humbje jete. Emigrantët u shoqëruan për tju dorezuar autoriteteve në portin e ishullit Kios”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?