Anija siriane u arratis nga Durrësi, Kroacia i bllokon 195 mijë euro garanci

Anija siriane që u arratis nga porti i Durrësit të shtunën, është e bllokuar në portin e Rijekës në Kroaci, ndërsa me vendim të gjykatës pronarit i janë bllokuar edhe 195 mijë euro si garanci deri në përfundim të procesit të hetimit.

Pas bllokimit në datë 10 korrik dhe sekuestrimit sot, veprimet e autoriteteve portuale kroate i janë përcjellë kapitanerisë së Durrësit, pasi ishte kjo e fundit që bëri kërkesë që anija të bllokohet. Anija akuzohet se ka shkelur kodin ndërkombëtar detar, dhe për të zgjidhur çështjen do të bëhet gjyqi në arbitrazhin detar.

Anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones, kishte sjellë 5 mijë tonë kripë në Durrës, në datë 6 korrik. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu, pas shkarkimit të sasisë 5500 ton, drejtuesit e anijes kanë hyrë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk ka pranuar të marrë pjesën e mbetur prej 500 ton kripë, pasi ka rezultuar se ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk kanë rënë dakord për sasinë e mbetur të kripës 500 ton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por largimi pa njoftuar autoritet portuale, ngriti një sërë dyshimesh se çfarë ka patur tjetër në bord, përveç ngarkesës së deklaruar. Në të shkuarën trafikantët e qenieve njerëzore kanë përdorur dhe vijojnë të përdorin mjetet e lundrimit për trafikun e refugjatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?