Anija “Vlora”, kur Italia ishte “Amerika” e shqiptarëve, sot ende refugjatë
Kanë kaluar 25 vite kur anija “Vlora” që mbante 20 mijë emigrantët shqiptarë që kërkonin të ardhmen në Itali, zbarkoi në portin e Barit. Ishte 8 gushti i vitit 1991, fiks 25 vjet më parë, kur anija “Vlora” u nis nga Shqipëria drejt Italisë.
Anija “Vlora”, kur Italia ishte “Amerika” e shqiptarëve. Në bord ndodheshin rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë, të cilët kërkonin një jetë më të mirë në vendin fqinj. Historia dhe imazhet e ato momente bënë historinë e saj.
Pas shtypit zviceran, sot ngjarjen e kanë kujtuar edhe mediat italiane. E përditshmja “Corriere della Sera” e ka titulluar: “Kur Italia ishte “Amerika” për shqiptarët”.
“Corriere” veçon se tashmë pas 25 vitesh, shqiptarët në Itali janë një nga komunitetet më të rrënjosura dhe të integruara por çështja e emigrimit, thuhet në shkrim, është ende aktuale dhe e pazgjidhur, dhe kujtimi i Vlorës dhe ngarkesës së saj me 20 mijë shpirtra është bërë një simbol për Italinë dhe për gjithë Europën.
Italia u bë papritur toka e premtuar e popujve të Ballkanit, dhe në veçanti të “fqinjët” tanë shqiptarë, përkatësisht ato vende të shpartallua pas rënies së Murit dhe Bashkimit Sovjetik.
Gazeta shkruan se, Italia atëherë shpresonte të organizonte kthimin mbrapsht të anijes, ose të paktën të mundësonte një pritje të përkohshme të refugjatëve, por në Bari nuk ishin as prefekti e as kuestori, të cilët ishin me leje.
I kuptuar qartë se mëngjesi i 8 gushtit 1991, në portin e Barit hyri një anije e ngarkuar me kapacitet rreth 20.000 emigrantë të ardhur nga Shqipëria, pas një udhëtimi që filloi dy ditë më parë në Durrës, nga një anije mallrash, e prodhuar 30 vjet më parë në vendet e ndërtimit të Genoa”.
Autoritetet qendrore italiane krejtësisht të papërgatitura nga ardhja e emigrantëve, u përgjigjën me mobilizim, ku kryebashkiaku Enrico Dalfino, u bë aktiv tani për të siguruar ndihmën e shpejtë për emigrantët, si: ujë, ushqim dhe veshje.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

