Anila Basha: Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë
Analistja dhe drejtoresha e “News Bomb” Anila Basha thotë se duhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën.
“Asnjë krizë nuk është zgjidhur pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët i kemi prezent në shtëpinë tonë për të na zgjidhur hallet e politikës shqiptare. Duhet një forcë jo nga Shqipëria” thotë Basha.
Basha komenton dhe organizimin e festimeve të Ditës së Verës që u shtynë të mbahen nesër në Tiranë
“Ishte strategji e qartë për të treguar se pavarësisht se më 16 ka një protetë në kryeqytet do të ketë dhe një festë të madhe para kryeministrisë. Kryeministri është në pozitë të vështirë por ka mbrojtje” thotë Basha.
KOHA JONË SONDAZH

