Anila Bisha: Veliaj ekzekutor i krimit te Teatri Kombëtar, anëtarët e Këshillit Bashkiak duhet të ishin në burg
Aktorja Anila Bisha në fjalën e mbajtur në protestën kundër prishjes të Teatrit Kombëtar, deklaroi se ekzekutori i krimit është Erion Veliaj.
Ajo shtoi se anëtarët e Këshillit Bashkiak duhet të ishin sot në burg, pasi kanë firmosur për të prishur Teatrin.
“Edi Rama është diktator. Askush nuk ka pyetur për ne. Ky është një pushtet kriminal që do të vrasë qytetarët e tij. Do që të vjedhë pronën publike në mes të Tiranës, në mes të qytetit. Shkelet ligji, pushteti nuk pyet. Ky pushtet kriminal që kërkon të vrasë qytetarët.
Edi Rama urdhëroi, Erjon Veliaj ekzekutoi. Ekzekutori është Veliaj. Anëtarët e Këshillit Bashkiak janë turpi i këtij qyteti. Duhet të ishin sot në burg, sepse shembin Teatrin Kombëtar në mes të qytetit. Futën shqiptarët në karantinë që të shembin TK. Rama e Veliaj kanë shënuar fundin e vet politik me aktin më të shëmtuar që kanë bërë”, tha aktorja Bisha.