Anila Godo: Nuk kam kandiduar për anëtare e Këshillit Kombëtar
Ish-ministrja e Shëndetësisë në qeverinë e Berishës, doktoresha Anila Godo, vajza e Sabri Godos në një reagim në Facebook shkruan se nuk ka kandiduar për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa ka theksuar se emri i saj në listë është një keqkuptim.
“Te nderuar miq, Une kam qene dhe jam njeri me bindje te djathta, anetare e PR qe prej fillimit te demokracise.
Prej 10 vjetesh, per shkak te angazhimeve te shumta ne jeten akademike e spitalore, nuk jam nje person aktiv ne politike.
Nuk kam kandiduar për anëtare te KK te PD. Ndaj emri im ne liste, eshte me siguri nje keqkuptim, edhe pse e konsideroj si vleresim te madh”, shkruan Godo.
KOHA JONË SONDAZH

