Anila Hyka: Nëse ka pasur shkelje me zarfet nga Greqia, e cënon procesin e votimit nga jashtë vendit

Vota e Diasporës ka nxitur debate, sidomos për zarfet që erdhën nga Greqia, për të cilat ende nuk është vendosur nëse do të numërohen. Anila Hyka, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës thotë se pjesëmarrja e Diasporës i kaloi pritshmëritë. Ndërsa sa i takon votës së shqiptarëve në Greqi, nëse vërtetohen pretendimet e PD-së, e cënon këtë proces.

”Për ne, votimi nga Diaspora ishte një sukses. Kur u implementua, shqiptarët kishin vetëm 1 muaj kohë. Numri i aplikimeve ishte i madh, 250 mijë. I ka kaluar pritshmëritë, hapi tjetër është përmirësimeve.

Ajo që ndodhi me Greqinë ishte kontestim i PD, që pretendon se janë dërguar me dorë dhe jo me postë, duke i mbledhur zarfet bashkë. KQZ mori një vendim për shtyrje të numërimit. Nëse ka pasur shkelje, atëherë do të ketë sanksione.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një proces i komplikuar, DHL ka përdorur një kompani nënkontraktore. Nëse vërtetohen se janë dorëzuar në bllok, kjo e cënon procesin. Nuk ka rëndësi se çfarë nënshtetësie ka personi që ka shkelur manualin se si do dorëzohej zarfi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?