Ankaraja dënon ashpër atentatet vdekjeprurëse në Bruksel

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka reagur ashpër në lidhje me sulmet e sotme në Bruksel, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA). “Dënoj sulmet të cilat kanë treguar edhe njëherë fytyrën globale të terrorizmit në ngjarjen e ndodhur sot në orët e mëngjesit në Bruksel”, deklaroi Davutoglu. “Gjithashtu dëshiroj të shpreh ngushëllimet për qeverinë dhe popullin belg si dhe shpreh ndjenjat e solidarizimit në emër të popullit tonë”, shtoi ai. Muajt e fundit edhe Turqia ka qenë skenë e atentateve të shumta vdekjeprurëse, sidomos në Ankara dhe Stamboll.

SHKARKO APP