Ankesat për zvarritje, çojnë zv/kryeministren në hipotekën e Durrësit
Bllokimi i vazhdueshëm i serverit online dhe zvarritja ishin ankesat kryesore që qytetarët e Durrësit i shprehen zëvendës kryeministres Senida Mesi gjatë inspektimit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Qytetar: “Punonjësit nuk kanë faj derisa sistemi nuk punon, atëherë teknologjinë duhet ta rregulloni që të jetë më i shpejtë.”
Ndaj mesazhi i numrit dy të qeverisë për administratën ishte i qartë.
Senida Mesi: “Nëse qytetartë janë të kënaqur kjo rrit besueshmërinë ndaj qeverisjes, në të kundërt tregon që Administrata Publike nuk po bën punën e duhur.”
Ndërsa Drejtori i sapo emëruar Ardian Iliazaj, theksoi se zhdukja e burokracive është një prej prioriteteve të punës
Ardian Iliazaj: “Situata është normalizuar, jemi në shërbim të qytetarëve”
Senida Mesi: “Kemi trajtuar 100 certifikata të cilat ishin pezull që nga fundi i vitit 2016.”
Zëvendës kryeministrja Mesi ka ndërmarrë një tur inspektimesh në instituticione të ndryshme për të kontrolluar performancën e administratës dhe cilësinë e shërbimeve që u ofrohet qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

