Anketa e Ramës, Basha: Pyet për gratë me 3 fëmijë dhe dhunon një 80-vjeçare
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama çon formular dhe pyet a duhet të bëjë shteti më shumë për gratë me 3 fëmijë, kurse policia e tij tërheq zvarrë me grua 80-vjeçare.
Basha i referohet një situate në lagjen ”5 Maji” në Tiranë, ku banorët ndër to edhe e moshuara, kundërshtuan prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e rindërtimit në këtë zonë.
Deklaratën Basha e bëri gjatë takimit me demokratët në Kurbin. ”Shkopi i ligjit bie mbi kokën e të pamundurve. Pushtetarët duan ta bëjnë të përjetshëm sundimin dhe pasuritë që kanë bërë. E djeshmja dhe e sotmja, ngjajnë si dy pika loti”.