Anketa, myslimanët shqiptarë: Alkooli, mund të përdoret

8% e myslimanëve në Shqipëri dhe 12% e atyre në Kosovë mendojnë se konsumi i alkoolit është “moralisht i gabuar”.

Këto janë shifrat surprizë të një ankete të kryer nga “Pew Research Center” në dy vendet. Teksa në Kosovë, 64% e të anketuarve dhe 51% e atyre në Shqipëri, thonë se alkooli mund të përdoret.

Kurse pjesa tjetër e botës myslimane jep përgjigje shumë më konservatore.

Kështu, nëntë nga dhjetë personat e anketuar në Tajlandë (98%), Gana (93%), Malajzi (93%), territoret palestineze (92%), Indonezi (91%), Nigeri (91%) dhe Pakistani (91%) thonë se nuk duhet konsumuar alkool. 

Gjithsesi, në 11 prej 37 vendeve, të paktën një në dhjetë persona përgjigjen se pirja e alkoolit është moralisht e pranueshme, duke përfshirë në Çad (23%), Mozambik (20%), në Republikën Demokratike të Kongos (17%), dhe Bosnje-Hercegovina (16%).

Duhet shtuar se sipas anketës në fjalë, në shumë vende njerëzit mendojnë se konsumimi i alkoolit nuk është një çështje morale.

Këtu përfshihet Afganistani (23%) dhe Çadi (20%), si dhe shtetet ish-komuniste si Shqipëria (34%), Bosnje-Hercegovina (21%) dhe Azerbajxhani (20%).

SHKARKO APP