Ankimimi i Voltana Ademit, avokati: E mbështetur në fakte

Çështja e legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kërkesë e bërë nga Voltana Ademi, për avokatin e saj Jordan Daci, është një çështje shumë e madhe dhe nuk ka të bëjë me një kryetar bashkie që duhet t’i zërë vendin dikujt apo jo.

”Është çështje e legjitimitetit të të gjithë sistemit të qeverisjes së pushtetit vendor. Nga ana tjetër, është një pjesë e një mosmarrëveshje të madhe politike që është bërë shkak për këtë krizë të vendit. Ne gjykojmë se çështja është e bazuar si në fakte dhe prova, po ashtu edhe në aspektin kushtetues është e pranueshme. Ne kemi të gjithë besimin se çështja do të pranohet përfundimisht edhe kërkesa sipas objektit tonë”,-tha për ”A2”.

Më tej, ai u shpreh se janë të paktën 6 vendime nga Gjykata Europiane që mbështesin këtë kërkesë. ”Ne i jemi referuar praktikës së konsoliduar të Gjykatës Europiane. Janë të paktën 6 vendime që na japin të drejtë në mënyrë të qartë për qëndrimin tonë dhe duhet të themi që Komisioni i Venecia nuk prek fare atë që ka vendosur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Daci thekson se nëse kërkesa pranohet, 30 qershori rrëzohet dhe duhet të mbahen zgjedhje të reja. ”Nëse kërkesa do të pranohet, të gjitha mandatet e fituara në votimet e 30 qershorit, praktikisht do të ishin të pavlefshme dhe për rrjedhojë duhet të përsëriteshin zgjedhjet në mënyrë urgjente në të gjitha zonat zgjedhore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?