Ankohen turistët: Në Shëngjin pushimet kushtojnë sa “frëngu pulën”, sikur jemi në Majemi

 

Çmimet në bregdetin e Shëngjinit kanë pësuar rritje të theksuar në këtë sezon turistik. Duke e krahasur me vitin e kaluar rritja ka prekur hotelerinë dhe produktet ushqimore.

Pushuesit shprehen se çmimet këtë vit janë të kripura dhe më të larta se të gjitha vendet e rajonit, ndërsa shërbimet që ofrohen lënë për të dëshiruar.

“Çmimet janë të rritura në krahasim me vitin e kaluar” thotë një pushues kosovar.“Janë më shtrenjtë këtu se në Itali. Një pako makarona atje bën 20 centezimo, këtu bën 700-800 lekë. Për një dhomë pagesa ka shkuar në 70 Euro” thotë një pushues tjetër, shqiptar që jeton në Itali dhe ka ardhur në Shëngjin për pushime.

“Sikur jemi në Majemi të Amerikës, jo në Shëngjin të Lezhës!” thotë pushuesi tjetër. Shëngjini ka patur një dyndje të pushuesve gjatë këtij sezoni turistik.

SHKARKO APP