Ankohet para Ramës për ALUIZNI-n, por Drejtori i Vlorës i kujton shkeljen e ligjit
Legalizimet mbeten problem shqetësues për shqiptarët. Në takimet e kryeministrit dhe jo vetëm çështja kryesore që shprehin shqetësimin banorët dhe kërkojnë të zgjidhje janë legalizimet. Si në Berat pak ditë më parë, dje në Vlorë, një grua u ankua për të kërkuar zgjidhje
“Hallin e kam me ALUIZI-n. Por fatkeqësisht deri më sot nuk është zgjidhur, me këtë dosje që kam sot me firmat e ALUIZN-it, me mbivendosje të pronës, mbi pronën tonë prej 27 vjetësh, me leje ndërtimi, me certifikatë, me numër regjistri në hipotekë. Por, të shkretën e shkelëm me 20 metra katror. Unë po vuaj dhe po jetoj në ajër. Kjo dosje është për ndjekje penale. Por, unë s’po e çoj në gjykatë, por djemtë e rinj që kanë bërë këto gabime kanë kohë ta shikojnë. Mbi pronën tonë janë vënë dy prona të tjera.”
Por jo të gjitha rastet janë njësoj. Ndryshe nga historia e të moshuarës në Berat ku drejtori i ALUIZI-t drejtori i ALUIZNI-t Vlorë, Egon Velaj kishte ndjekur rastin dhe shpjegoi të gjithë cështjen
Sipas tij, pritet përgjigje zyrtare nga Ujësjellësi, pasi objekti kalon në rrjetin e ujësjellësit.
Egon Velaj: “Problemi është i tillë që zonja ka një objekt me leje ndërtimi që në vitin 1996, në mos gaboj, e ka regjistruar në Hipotekë. Në të njëjtën kohë ka aplikuar te ALUIZNI për pjesën tjetër që ka dalë më vonë për një shtesë anësore rreth 27 metra. Nga verifikimet në terren dhe nga përpunimi i dosjes është konstatuar se poshtë objektit të zonjës kalon rrjeti i Ujësjellësit. Duke qenë se cenon rrjetin e ujësjellësit dhe përjashtohet nga procesi i Legalizimit i kemi bërë një shkresë drejtorisë së ujësjellësit Vlorë. Nga komunikimi del se objekti e cenon rrjetin e ujësjellësit”, është shprehur Velaj.
Edhe nga ana e tij Kryeministri Edi Rama, theksoi se nuk mund të legalizohen objekte mbi ujësjellës dhe kanale kulluese.
Në dëgjesën në qytetin e Beratit, drejtori i ALUIZNI-it u shkarkua nga kryeministri Rama për shkak të zgjatjes së procedurës së legalizimit të një objekti të një moshuare.
Diskutimin e të moshuarës dhe drejtorit të ALUIZNI-t e gjeni në minutën 05-7:00.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154971118131523/

