Anti-informaliteti, Rama-komentuesit: Më shumë gaz makinës së shtetit

Të shumta janë komentet pas postimit të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale ku publikonte një tjetër rast të bllokimit të një pike karburanti në saj të aksionit anti-informalitet. Një komentues i ka shkruar duke e pyetur nëse aksioni anti-informalitet vjen në shenjë hakëmarrje nga kryeministri Rama, për shkak se mund t’i jetë prishur makina nga karburanti jocilësor. Kaq është dashur që kryeministri t’i përgjigjet duke i thënë se makinës nuk di t’i japë por tregon pse po i japin me shumë gaz makinës së shtetit.

Komentuesi: Më duket se makina jote e ka pësuar kësaj rradhë se s’ka mundësi se po merr këtë nismë. Gjithsesi shpresoj ti kontrollosh të gjithë pa dallime.

Rama: Une s’di t’i jap makinës kështu që nuk e ndjej ca pëson makina.. Po kjo nuk është një përpjekje qe po fillon tani, megjithëse njeriu harron shpejt dhe shumëkush e ka harruar ca katrahure totale ka qene ky vend ca vite përpara!

SHKARKO APP