Anti-KÇK, Aleks Hajdari: Tejkalim të kompetencave të policisë, politika do emrat…

Për ish-drejtorin e policisë Durrës, Aleks Hajdari qeveria e ka pranuar që krimi kontrollon territorin shqiptar. Duke folur në studion e lajmeve ne Ora News, Hajdari është shprehur se paketa anti-KÇK mund t’i japë autoritet të tepërt policisë. Po ashtu, ai shton se politika mund të orientojë OFL-në kundrejt emrave që do. “Qeveria pranon më në fund ka pranuar faktin se territorit shqiptar kontrollohet nga grupet kriminale. Cenohet lëvizja e lirë. Ka tejkalim të kompetencave të policisë. Policia merr një autoritet të tepërt, mund të jetë viktima e radhës e qeverisë. Politika nuk do ta lërë të qetë policinë. Politika do ta orientojë drejt emrave që do. Këta emra janë përfitues të tenderave publikë. Nuk ka trajnime ligjore, është e gjitha për show”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?