Anti-KÇK-ja/Rama: Është vetëm verifikim! S’mund të kthehemi në diktaturë
Pyetjes se përse nuk është përfshirë verifikimi i pasurisë së politikanëve në aktin normativ kundër KÇK-së, kryeministri Edi Rama u përgjigj se nuk mund të rikthehet në 1945 në diktaturë,pasi këtë gjë tani do ta bëjë drejtësia e re.
“Si mund të bëhej përpara se të kishim SPAK-un? Si mund të guxonim përpara të ndiqnim pasuritë e krimit. Gjykatat që kishim dhe kemi janë të infektuara nga krimi, janë pjesë e krimit dhe jo vetëm bashkëpunojnë. Na u desh të prisnim që të punonim në një terren ku policia nuk do të poshtërohej. Tani këto çështje do të gjykohen nga ata që kanë kaluar vettingun. Të gjitha ata gjyqtarë që nuk justifikojnë pasurinë do të dalin jashtë sistemit dhe në të ardhmen mund t’u nënshtrohen padive. Është e guximshme, por e thjeshtë, ata që janë dënuar për trafik, mafie, terrorizëm si edhe në vrasje duhet të vërtetojnë që shtëpia, biznesi vjen nga puna. Policia duhet thjeshtë të raportojnë bazuar në një listë të mbyllur”.