Anti-KÇK, Jordan Daçi: Qytetarët do të paguajnë tangërllikun e qeverisë
Për juristin Jordan Daçi paketa anti-KÇK është një nismë që duhet të kishte filluar para 7 vitesh.
Në studion e “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ai u shpreh se në asnjë vend të botës nuk i bën një polic veprime të tilla dhe se qëllimi i kësaj pakete është një show.
Jordan Daçi: Nuk do të mbahet asnjë pronë për çështje procedurale, por qytetarët do të paguajnë tangërllikun e qeverisë për të bërë diçka që i takonte ta bënte 7 vite më parë. Ai pranon se në 7 vite paskemi qenë në emergjencë. Ministri i Brendshëm thotë se krimi është në ditët e tij më të zeza. Nuk mundet që në asnjë vend të botës polici të këto veprime. Dyshoj se qëllimi i këtij show, sepse nuk do të prodhojë efekt, do të krijohej një situatë e rrejshme emergjence.