“Anti-shpifja”, deputeti i PS: Është shtyrje në vendimmarrje, mund të përmirësohet
Deputeti i PS, Alket Hyseni ka thënë se sot PS u tërhoq nga miratimi i paketës Anti- Shpifje për të pritur një ekspertizë më të mirë nga Komisioni i Venecias.
Hyseni i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, ka thënë se ligji është i përmirësueshëm dhe ngaqë ka pasur një sensibilizim të madh jo vetëm në Shqipëri por edhe nga partnerët atëhere i është çuar për opinion Venecias.
Deputeti hedh poshtë zërat për shtyrje përfundimtare pasi thotë se PS do ta votojë atë.
‘’Nuk e kemi konsideruar betejë por domosdoshmëri. I qëndrojmë asaj ideje. Nuk kemi pretenduar se kemi monopolin e së vërtetës, nuk kemi ekspertizën më të mirë.
Meqenëse ka sensibilitet të madh dhe interes do të kishte kuptim që ta conim në Komisionin e Venecias qoftë për rishikim apo për korrigjim. Ligji është i përmirësiueshëm dhe kemi ftuar aktorët të tjerë për propozime.
Nga zelli për ta kontestuar aktorët kanë ardhur për të kontestuar dhe jo propozime. Ne po bëjmë një ligj për rregullim. Edhe media apo analistët të kenë një rregullim në media. Është vetëm një shtyrje kjo e sotmja për një ekspertizë më të mirë. Shtyrje e vendimmarjes. ‘’- tha Hyseni.
Nuk ka thënë këtu askush që mos të bëhet ligji. Të gjithë kanë qenë që ligji është një domosdoshmëri, por duhej kujdes që mos cenohen disa parime të rëndësishme. Gjithmonë ka vend për përmirësime. Nuk është problem disidence. Ka pasur shumë debat në lidhje me këtë ligj. Përherë ka vend për përmirësim. Ka pasur vetëm reagim proteste.
Unë mendoj se mediat dhe shoqëria duhet që të bashkëpunojnë në rregullimin e caktuara. Ne në Komision kishim përfaqësues të mediave dhe iu kemi thënë se çfarë dispozitash iu shqetësojnë dhe e rregullojmë. Unë dhe pjesëmarrës në grupin tim mendojmë se përherë ka vend për përmirësim. Ne zgjodhëm opinionin e Komisionin e Venecias, sepse shërben si filtër kushtetues.- tha Hyseni.