“Anti-shpifja”, flet ish-drejtuesja e AMA-s: Paketa, kontroll administrativ mbi lirinë e shprehjes

Për ish-kryetaren e AMA-s, Endira Bushati relacioni për paketën anti shpifje është qesharak. E ftuar në emsionin “Tempora”, Bushati ka bërë një analizë të draftit që pritet të miratohet në Kuvend. Sipas saj ligji i ri kërkon të ketë nën kontroll administrative lirinë e shprehjes.

AMA merr vendim, AKEPI heq aksesin në internet. Pra mbivendosje kompetencash mes dy institucioneve të pavarura. Ndërkohë vetë relacioni i pr/ligjit mundohet të argumentojë që e gjitha kjo bëhet për të rregulluar tregun e portaleve. Askush mos thotë që portalet mos regjistrohen. Askush nuk thotë që portalet të mos  kenë kontroll nga tatimet. Askush nuk thotë që portalet të mos jenë objekt i hetimit të drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave. Ligji ka dashur që të ketë nën një kontroll administrativ lirinë e shprehjes”, u shpreh Endira Bushati.

Tempora - "Beteja e fundit e Edi Ramës" - 17 dhjetor 2019

SHKARKO APP