Antiduhani, “rrëzohet” Beqaj – Komisionet parlamentare votojnë kundër paketimit të thjeshtë. MSH: Fotot e rënda, gati

Komisioni i Shëndetësisë dhe ai i Veprimtarive Prodhuese kanë rrëzuar propozimet ligjore të deputetit Ilir Beqaj për forcimin e masave antiduhan. Sipas amendamentit të ish-ministrit të Shëndetësisë kërkohej aplikimi i paketimit të thjeshtë të duhanit, duke hequr asocimin pozitiv të markës me cigaret. Po ashtu, kërkohej vendosja e një date konkrete për të zbatuar detyrimin ligjor për vendosjen e fotografive me organe të dëmtuar nga pirja e duhanit.

Ndërkaq, përfaqësuesit e grupeve të interesit kërkuan rregullime të tregut në drejtim të duhanit që shitet i hapur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aplikimi i fotografive të rënda nëpër paketa është gati, ndërkohë që studime të ndryshme në Europë kanë arritur në përfundimin se kjo masë ka dekurajuar pirjen e duhanpirjes, kryesisht me moshat e reja.

SHKARKO APP