Anulimi i faljes së namazit, reagon Edi Rama: Mesazh i duhur për shqiptarët

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka bërë publike masat e marra në kuadër të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Një nga masat e marra është që anullohet falja e namazit të xhumasë. ”Karantinimi dhe evitimi i të gjitha lëvizjeve të panevojshme është masa paraprake që duhet të merret në të tilla raste”. Mbi këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në facebook, shkruan se ky është një vendim dhe një mesazh i duhur për shqiptarët. ”Respekt, respekt, respekt për komunitetin musliman që vendosi anullimin e faljes së namazit dhe të çdo tubimi nëpër xhami. Ky është jo vetëm vendimi i duhur në kohën e duhur por edhe mesazhi më kuptimplotë që komuniteti musliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptar”.

Postimi i plotë

“KUR BIE EPIDEMIA AS MOS SHKO ATY KU KA RËNË AS MOS LËVIZ NËSE BIE ATY KU JE”, porosit Profeti Muhamet, paqja e Zotit qoftë mbi të?

? RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT për KOMUNITETIN MUSLIMAN QË VENDOSI ANULLIMIN E FALJES SË NAMAZIT DHE TË ÇDO TUBIMI NËPËR XHAMI?

KY ËSHTË JO VETËM VENDIMI I DUHUR NË KOHËN E DUHUR, POR EDHE MESAZHI MË KUPTIMPLOTË QË KOMUNITETI MUSLIMAN MUND T’i JEPTE MBARË POPULLIT SHQIPTAR?

FALEMINDERIT?

SHKARKO APP