Anulimi i tenderit të Porto Romanos, flet kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve flet pas dështimit të tenderit për ndërtimin e Porit të ri Tregtar në Porto Romano. ”Unë e mbështes vendimin e qeverisë shqiptare. Pres me interes që të sjellim kompani amerikane për të ofruar asistencë”,-thotë ai për ”A2cnn”.
Ministri Karakaçi tha se procedura e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar. Kjo pasi kompania e vetme e mbetur në garë, “Archirodon” nuk paraqiti ofertë financiare deri më 9 mars që ishte edhe afati i fundit.
Vendimi për pezullimin vjen pas kërkesës dhe insistimit të vazhdueshëm të SHBA-ve. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleeve, pak ditë më parë adresoi një letër publike për Edi Ramën dhe titullarë të lartë qeveritarë, në lidhje me këtë tender.
KOHA JONË SONDAZH

