Anulimi i testit për gradat, Çako: Ardi Veliu ligjërisht po bën detyrën

Haki Çako tha se drejtori i përgjithshëm i policisë ka të drejtë të anulojë testin për gradat komisar.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit në një intervistë në studion e lajmeve të Ora News, me gazetaren Besimra Pelushaj tha se këtë gjë drejtorit ia jep ligji për Policinë e Shtetit.

Mund të më jepni një opinion për anulimin e testit për gradat komisar në policinë e shtetit, a ka të drejtë drejtori i policisë ta bëjë këtë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Haki Çako: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është autoriteti ekzekutiv dhe administrativ në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit. Ai është autoriteti që vendos mbi procedurat ose mbi përcaktimin e veprimtarisë dhe organizimit të policisë së shtetit. Ndaj ligjërisht ai është në ushtrimin e detyrës dhe funksionimit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çako foli me nostalgji për periudhën kur ai drejtonte policinë, duke shprehur konsideratë për të gjithë punonjësit e policisë.

Haki Çako: I përshëndes, i falenderoj, janë njerëz heronj, të jashtëzakonshëm dhe jam krenar që kam punuar me ta nga i pari te i fundit. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?