Anulohet tender tjetër i Unazës – ARRSH: Mbikëqyrja e punimeve në lotin 2

Pas, anulimit të tenderit për lotin e parë të unazës së madhe, një tjetër procedurë tenderuese është anuluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për këtë vepër infrastrukturore. Bëhet fjalë për mbikëqyrjen e  punimeve në lotin 2 të këtij segmenti, një tender me vlerë 10.7 milion lekë. Sipas ARRSH-së, arsyet e anulimit lidhen me faktin se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk ka arritur të marrë minimumin e pikëve për Propozimin Teknik, ndërsa nga ana tjetër edhe Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur anulimin e procedurës.

Në fakt, për këtë procedurë tenderuese vetë kompanitë pjesëmarrëse në garë kanë depozituar 2 ankesa pranë komisionit të Prokurimit Publik. Ankesa e parë është depozituar nga kompania A&E Engineering sh.p.k në datën 27 dhjetor 2018, ndërsa në datën 31.12.2018 edhe kompania IKN ka vendosur t’i drejtohet KPP-së për të njëjtin tender të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Ndërkohë që, me vendimet për anulimin nga ana e KPP-së konfirmohet problematika që ka ekzistuar edhe në këtë tender. Ndërtimi i Unazës së Madhe u përfshi në skandalin e  kompanisë DH Albania, , e cila arriti të shpallej fituese e 18 mln eurove me dokumente të falsifikuara, ndërkohë që projekti është kundërshtuar gjerësisht nga banorët që preken nga ndërtimi, të cilët vijojnë prej muajsh protestat e pandërprera. /SCAN

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?