Anulohet udhëtimi i tragetit të nisur nga Italia drejt Vlorës
Enti Kombëtar i Porteve Italiane informon se është anuluar udhëtimi i tragetit ST. Damian i linjës së udhëtimeve mes Shqipërisë e Italisë, i parashikuar të niset në ora 23.59 të mbrëmjes së sotme 7 janar 2020 nga Porti i Brindisit drejt Vlorës.
Me gjithë paralajmërimet e Entit Kombëtar Shqiptar të Porteve mbi pezullimin gjatë 48 orëve të fundit për shkak të motit të keq e detit të trazuar, të udhëtimeve të trageteve të linjës mes Italisë e Shqipërisë e anasjelltas, data 5 e 6 janar nuk ka shënuar asnjë vonesë apo anulim të tyre.
I pari udhëtim i anuluar verifikohet sot më datë 7 janar 2020.
Është trageti i linjës ST Damian, i cili do të nisej në orën 23.59 nga Porti i Brindisit drejt Vlorës.
Udhëtimi i tij është anuluar për shkak të motit me erë të fortë e detit mjaft të trazuar. Ndërsa është konfirmuar nisja në orar më 23.30 e tragetit Prince nga Porti i Brindizit drejt Vlorës
Në ditën e sotme 7 janar 2020 kanë mbërritur në Portin e Barit 4 tragete të linjës të nisur nga porti i Durrësit; trageti AF Francesca, Rigel II, Rigel III, Af Marina.
Gjithashtu është nisur në orar trageti i orës 9.58 si dhe janë konfirmuar nisja e trageteve drejt portit të Durrësit të parashikuara në orët 12.00 e 23.00.
Gjithashtu janë konfirmuar mbërritja në orar (ora 20.00) i 2 trageteve Prince e ST. Damian të nisura në Porti i Vlorës drejt Brindizit.
Vonesë me 35 minuta ka shënuar mëngjesin e sotëm trageti Corfù i nisur nga Igumenica drejt Brindizit.