Apeli e lë në “arrest me burg” Shullazin
Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për Emiljano Shullazin.
Edhe i Apeli i Gjykatës së Krimeve të Rënda e ka lënë në burg të arrestuarin për gjobvënie dhe kërcënime.
Shullazi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje dhe grup të strukturuar kriminal. Ai u arrestua pak ditë më parë pas kërcënimeve ndaj rektorëve.
Më pas ndaj ka bërë kallëzim penal edhe një grua, e cila akuzon Shullazin se i ka marrë pronën nën kërcënime.
Në seancën e sotme Emiljano Shullazi nuk ka qenë i pranishëm.
KOHA JONË SONDAZH

