Apeli e lë në ”arrest shtëpie”/ Ish-zv.ministrja Voda: S’kam kryer shkelje ligjore

Ish-ministrja e Brendshme, Rovena Voda do të vijojë që të qëndrojë në masën e sigurisë ”arrest shtëpie”. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj Vodës dhe sekseres Majlinda Hasani, ndërsa seanca për Florida Beun do të mbahet me datë 10 gusht.

Nga ana tjetër, përmes avokatit të saj, Voda ka deklaruar se nuk ka kryer ndonjë shkelje, por ka respektuar detyrën dhe ligjin.

“Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin në ushtrimin e detyrës. Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e Shkallës së Parë ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Është i gabuar qëndrimi që rreziku për të shkatërruar provat apo për t’u larguar është prezumuar. Në çdo rast duhet të vërtetohen të gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana”.

Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut.

SHKARKO APP