Apeli e lë në burg shkodranin e akuzuar për prostitucion

Gjykata e Apelit në Shkodër, nuk ka pranuar zëvendësimin e masës së sigurisë për Frederik Tatën, i akuzuar për prostitucion.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Apeli vendosi mospranim të ankimit të Tatës, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.

Mësohet se në sallën e gjyqit Frederik Tata ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se është i pafajshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë pritet që çështja të shkojë edhe njëherë në Gjykatën e Shkallës së Parë ku do të zhvillohet gjyqi i themelit për të akuzuarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?