Apeli i Bashës: Të mbështesim njëri-tjetrin me shpirt, të ruajmë personelin mjekësor
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një lidhje në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ka bërë një apel për gjithë popullatën në këto momente në luftën koronavirusin.
Basha: Është e qartë se Shqipëri nuk ka qenë e përgatitur për këtë epidemi. Sugjerimet e opozitës u injoruan, por tani nuk është koha për tu marrë me përgjegjësitë, do të vijë ky moment, është një moment që duhet ta mbështesim njëri-tjetrin me shpirt, me qëndrimet tona, patriotizëm që njerëzit të jenë sa më sigurt. Kjo fillon me sigurinë e linjës së parë të mbrojtjes, që është personale shëndetësor. Siguria e tyre është kyçe në vazhdimësinë e luftimit të kësaj epidemie. E para është të sigurojmë personelin mjekësor, se ne themi vija e parë, por nuk ka vijë të dytë. Nëse personeli mjekësor kolapsohet për shkak të pajisjeve mbrojtëse, që qartësisht sot nuk janë të shpërndara kudo, nëse nuk merren këto masa, nëse veprojmë sot për sot, atëherë e kemi humbur davanë. Ka një tendencë e qeverisë të veprohet tani për tani.