Apeli i deputetes gjermane për emigrantët

Kukësi dhe fshatrat e tij janë me te prekurit nga fenomeni i ikjes se njerëzve per te kërkuar azil.

Ndaj deputetja gjermane Marieluise Beck ka zgjedhur qytetin e verior për te lëshuar nje apel te forte drejtuar shqiptareve qe ndërmarrin udhëtimin e vështire:

Ne te gjitha rastet shansi për njohjen e statusit te azilantit ka tendencën drejt 0.

Është e sigurt qe nuk ekziston mundësia qe ne kuadër te procedurave azilkërkuese te kaloj ne procedurat e kërkimit te një pune.

Dhe per te krijuar nje perspektive te re zhvillimi ne ketë drejtim është pikërisht dhënia e mundësive për qytetaret shqiptare për te kërkuar një vend pune, vetëm ne rastet e personave qe kane një profesion”.

Deputetja gjermane Beck  tha se te gjithë atyre qe do tu refuzohet kërkesa për azil, do te përballen edhe me pasoja te tjera:

Duhet mbajtur ne konsiderate edhe nje tjetër pasoje. Nëse nje azilkërkuesi i refuzohet kërkesa per azil , ai nuk do te ketë me mundësinë per vite te tera te rivije ne Gjermani ose ne vendet e Bashkimit Evropian”.

Gjate takimit ku ishte e pranishme ambasadorja gjermane dhe deputeti demokrat Flamur Noka, kryetari i bashkisë Bashkim Shehu pranoi se vetëm nga Kukësi janë larguar rreth 7 mije persona.

SHKARKO APP