Apeli i familjes shqiptare në Mynih: Duam të kthehemi, na ndihmoni

“Duam të kthehemi në Shqipëri, na ndihmoni!”.

Ky është apeli që ka mbërritur në adresë të ambasadës gjermane nga një familje shqiptare e cila ndodhet në Mynih për azil.  Familja shqiptare me dy fëmijë dhe një të moshuar shpreh zhgënjimin e madh dhe kërkon kthimin sa më parë në athdhe. Ndërsa shpenzimet për biletën duhet të bëhet nga vetë familja.

“Përshëndetje, ne jemi një familje shqiptare. Para disa ditësh mbërritëm në Gjermani dhe aplikuam për azil në Mynih (München). Tre ditë më pas u transferuam në Eisenberg. Këtu po shohim se gjërat nuk janë ashtu si na thonin të tjerët kur ishim në Shqipëri. Duam të kthehemi përsëri në vendin tonë, pasi kemi dy fëmijë të mitur dhe një grua të moshuar, të cilët qajnë gjithë ditën. Administrata e azilit këtu na thotë se duhet të presim katër javë dhe duhet të paguajmë vetë biletat e kthimit. Por ne i kemi shpenzuar të gjitha paratë për të ardhur këtu dhe ndërkohë nuk kemi marrë para ndihmë. Ajo çka duam është vetëm të kthehemi në Shqipëri. Ju lutem na ndihmoni!”.

SHKARKO APP