Apeli i GJKKO kthen në qeli biznesmenin Ervis Lami

Apeli GJKKO-së ka rikthyer në qeli biznesmenin Ervis Lami, ndaj të cilit Gjykata e Posaçme më 14 qershor, kishte zbutur masën e sigurisë duke e lënë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Ervis Lami, administronet firmën ‘DAAM’, e cila sipas SPAK ishte në pronësi të kreut të ARRSH-së Evis Berberi. SPAK thotë se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë ‘DAAM’ shpk. janë investuar në pasuri të paluajtshme.

‘Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 25.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, ndaj shtetasit nën hetim E.L., disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 312, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pikën e disponimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si më poshtë: Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim E.L.’- njofton Apeli i GJKKO-së.

SHKARKO APP