Apeli i GJKKO lë në burg ish-ministrin Lefter Koka
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më datë 05.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 10/214 akti, datë 28.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim L.K., ndaj vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit personal” dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,- njofton Apeli i GJKKO-së.