Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushe

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Taulant Tushen, ish-drejtor në bashkinë e kryeqytetit. Ai ishte marrë i pandehur në çështjen “5D”, për të cilën po hetohen edhe zyrtarë të tjerë.

Taulant Tusha ishte drejtor i Planifikimit të Punëve Publike dhe komisionit të prokurimeve publike në bashkinë e Tiranës. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, e kryer dy herë dhe në bashkëpunim.

Për periudhën 2016-2020, SPAK ka zbuluar se “5D Konstruksion” sh.p.k ka marrë 12 tendera publikë, duke shkelur rregullat e prokurimit dhe duke siguruar përfitime prej rreth 192.7 milionë lekësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?