Apeli i GJKKO-së jep vendimin për gjyqtarin Luan Dacin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Luan Dacin, gjyqtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në Shkallën e Parë, Daci u fajësua për “falsifikim të dokumenteve” dhe u dënua me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 12 muaj shërbim prove, vendim që mbetet në fuqi.

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka fshehur një shkarkim nga detyra në vitin 1997, , në dy momente, gjatë plotësimit të formularit për aplikim, por edhe gjatë marrjes në pyetje në komisionin Ad-Hoc të ngritur nga Kuvendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por vetë gjyqtari Luan Daci i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka falsifikuar asnjë dokument, dhe kishte kërkuar pafajësi dhe pushim të çështjes, pasi sipas tij nuk ka kryer vepër penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?