Apeli i Manjanit: Dy nenet që mbrojnë Shqipërisë nga biznesi off-shore
Përmes një postimi në facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka rikujtuar apelin e tij për transparencë të kompanive për të mbrojtur shqipërinë nga biznesi off-shore. Sipas tij, janë dy nenet që e mbrojnë vendin nga ndonjë skandal si ”Panama Paper”.
Postimi i plotë
Në 6 Prill 2016, kur bota ziente nga skandali “Panama Paper” kam hedhur idenë e mbrojtjes së Shqipërisë nga bisnesi off-shore. Propozova transparencë të këtyre kompanive, ose largim nga tregu ynë. Nuk e shpika këtë ide, thjesht ndoqa propozimin e Ministrit të Drejtësisë së Gjermanisë, i cili propozoi të njëjtên gjë për vendin e Tij. Askush nuk dëgjoi…Megjithatë, prap nuk është vonë. Dy nene janë që nevojiten: 1. ndalimi i kompanive off shore të marrin punë e pasuri publike. 2. Në të gjitha veprimtaritë e tjera pronarët e kompanisë duhe të jenë të identifikueshëm. Kaq.
KOHA JONË SONDAZH

