Apeli i një nëne në Dibër: S’kam me çfarë të ushqej fëmijët

Kjo është Aneta Plaku, nënë e tre fëmijëve, e cila përveç humbjes së bashkëshortit sot duhet të vuajë dhe mjerimin që i ka rënë mbi supe.

Ajo jeton në një banesë gati të rrënuar sëbashku me vajzat e mitura 7, 5 dhe 3 vjeçe dhe duhet të përballojë dimrin e ftohtë dhe ngricat që kanë pushtuar fshatin Sllatinë, 36 km larg qytetit të Peshkopisë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=KZfhANRW7eo” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama

Plaku: Dua ndihmë, të më bëjnë dy dhoma. Nuk kam shtëpi, nuk rrihet këtu.Nuk kemi as dru, asgjë.Kush më sjell ndonjë gjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të afërmit e Anetës e kanë të pamundur ta ndihmojnë për strehim ndaj u bëjnë thirrje autoriteteve ti sigurojnë një banesë për të kaluar dimrin.

I afërmi: Ka 7-8 vjet që jetojnë në këtë gjendje, shtëpi nuk kanë, dru nuk kanë, me ndihmën tonë.Kush të ketë mundësi të na ndihmojë.

I afërmi: E kam shumë të vështirë, nuk ke si e ndihmon me një asistencë.

Pa shtëpi dhe vetëm me 5 mijë lekë të ardhura në muaj, Aneta shtyn ditët në varfëri ekstreme.

E vetmja ndihmë që i ka ardhur në këto ditë të ftohta janë disa veshje për fëmijët e saj të mitur ndërsa çdo ditë rron me shpresën se autoritetet shtetërore do ti përgjigjen thirrjes së saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?