Apeli i Policisë Rrugore: Shpejtësia e lartë kushton jetë

Policia Rrugore vijon punën për të garantuar standardet e sigurisë në qarkullimin rrugor dhe jetën e qytetarëve. Kështu, me anë të vëzhgimeve dhe kontrolleve nëpër rrugët e vendit, Policia tha se ka drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Policia apelon që “syrit” të saj në terren t’i bashkohen edhe qytetarët, të cilët me anë të denoncimeve të tyre, bëjnë të mundur evidentimin dhe ndalimin e rasteve të shkeljeve të sigurisë rrugore.

“Të bësh drifting, të qarkullosh me shpejtësi të lartë, veçanërisht në qendrat e banuara, apo në shëtitore aty ku luajnë fëmijët dhe qarkullojnë këmbësorët, janë veprime që cenojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës në rrugë dhe njëkohësisht shkelje që kushtojnë shumë”, u bën policia apel qytetarëve, duke i inkurajuar që nëse shohin diçka, të njoftojnë pranë Policisë Rrugore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?