Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon

Këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit të PS-së Alqi Bllako dhe të rikthejë dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës Gjykatë.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimimin e vetë të pandehurit, lidhur me vendimin nr. 22, datë 11.03.2025, të dhënë nga Shkalla e Parë e GJKKO.

Në përfundim, Apeli vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë, duke urdhëruar dërgimin e akteve për rigjykim në një kolegj tjetër të së njëjtës gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?